Rama: Ballkani Perëndimor sot është më mirë falë Angela Merkelit

14:46 | 14 Shtator 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thurur lavde për kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Gjatë fjalimit të tij para mediave më rastin e vizitës lamtumirëse të Angela Merkel në Shqipëri, Rama tha se asnjë s’ka bërë e as nuk e ka kuptuar rajonin më mirë se kancelarja gjermane, raporton arbresh.info.

“ Kjo është një ditë e bukur dhe e trishtuar.E bukur se kemi privilegjin të presim në Tiranë një mike të Shqiptarëve e të Ballkanit dhe njësisht është një ditë e trishtuar se kjo është vizita lamtumirës e Angela Merkel si Kancelare e Gjermanisë. Unë besoj që askush s’ka bërë për këtë rajon më shumë se kancelarja gjermane dhe ajo që është më e rëndësishme është se askush se ka kuptua këtë rajon më mirë se kancelarja gjermane”, tha Rama.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka arritur për vizite lamtumirës në Tiranë.

Merkel do të zhvillojë një vizitë në kuadër të Procesit të Berlinit.

Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me kryeministrin Albin Kurti, ata të Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara