Qeveria: Zyra e BE-së mirëpret planin e ekzekutivit të Agjendës për Reforma Evropiane

19:00 | 4 Gusht 2021

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim zëvendësshefin e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Riccardo Serri.

Ky takim u organizua në kuadër të koordinimit të vazhdueshëm të Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të BE-së për përpilimin e Agjendës për Reforma Evropiane 2, z. Serri u shpreh se zyra e

BE-së është e kënaqur me dokumentin e përpiluar nga Qeveria, si dhe e mirëpresin zbatimin e këtij plani konstruktiv dhe ambicioz, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Njëkohësisht theksoi se zbatimi i kësaj agjende do të shpie në reforma pozitive reale për qytetarët dhe bizneset përgjatë rrugës së Kosovës drejt BE-së.

Zëvendëskryeministri Bislimi tha se përpilimi i këtij dokumenti në kohë relativisht të shkurtër është rezultat i punës së përbashkët e të palodhshme të përfaqësuesve të Zyrës së BE-së dhe të stafit të Qeverisë, e që do të vazhdojë në realizimin dhe monitorimin e këtij plani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara