Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka dhuruar një gur kristali ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani tha se kjo është vazhdim i traditës së presidentit historic Ibrahim Rugova, shkruan Arbresh.info.
Më tej, ajo ka falënderuar familjen Rugova për përzgjedhjen e dhurimit të gurit.
“Një gur kristali për mikun e madh të Kosovës Tony Blair, për të vazhduar traditën e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. Faleminderit familjes Rugova për përzgjedhjen dhe dhurimin e gurit!”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, ish-kryeministri britanik po qëndron në Kosovë ku sot i është drejtuar deputetëve me një fjalim për nder të 25 vjetorit të çlirimit.
Pos presidentes Osmani, Blair ka takuar edhe kryeministrin Albin Kurti si dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit