Një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete të shtunën në shtëpinë e tij në Gjilan.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Valon Osmani i cili tha se vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Me datën 16.08.2025 rreth orës 08:00 kemi pranuar informacion se në qytetin e Gjilanit një person mashkull i vitit të lindjes 1972 nga familjarët është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësite policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin emergjent mjekësor nga të cilët është konstatuar se personi i lartëcekur është pa shenja jete. Me urdhër të Prokurit të Shtetit, rasti është inicuar “Hetim i vdekjes”, ndërsa shkaqet dhe rrethanat e këtij rasti po hetohen nga Njësiti i Hetimeve Rajonal në Gjilan. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha ai.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...