Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka shkuar për ngushëllime në Skenderaj tek familja e Haxhi Thaçit, i cili vdiq të dielën.
Konjufca ngushëlloi familjen e të ndjerit, i cili u varros dje në varrezat e fshatit Burojë, shkruan Arbresh.info.
Haxhi Thaçi, vdiq të dielen pas një sëmundje të rëndë.
Ai një kohë ishte i shtrirë në spital, për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore.
Pak ditë para se ai ti mbyllte sytë, atë në spital e vizitoi djali i tij, ish-presidenti Hashim Thaçi.
Por, këtij të fundit, Haga nuk ia mundësoi të ishte i pranishëm në varrimin e babait, pavarësisht kërkesës së bërë./Arbresh.info/

El Shaarawy njofton largimin nga Roma
Izraeli pretendon eliminimin e liderit të Hamasit
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...