Një ditë më parë e mposhti në zgjedhje lokale në garën për kryeqytetin. Por, Përparim Rama nga LDK, ka dhënë një deklaratë befasuese.
Ai ka thënë se nuk e përjashton një koalicion me VV-në në Prishtinë.
“Assesi. Kjo është një betejë kundër kaosit urban”, tha Rama
Rama tha se ka marrë urime nga kundërkandidati i tij, Arbe Vitia, të cilën e ka falënderuar dhe siç ka thënë ai ka marrë mbështetje nga Vitia për të punuar për të mirën e Prishtinës.
“Po, z.Vitia më ka telefonuar dhe i falënderohem shumë. Më ka thënë se është i gatshëm që të bashkëpunojë në çfarëdo aspekti në këtë punën e madhe që na pret”, tha Rama.
Rama foli edhe për kryeministrit Albin Kurti, të cilin tha se e ka mik dhe pret bashkëpunim
“Unë e njoh z.Kurti para shumë kohësh, njihemi moti dhe s’kam asnjë arsye që të besoj se nuk do të kemi bashkëpunim”, tha Rama në Rubikon të Klan Kosovës.
Gjini: Do të jem kandidat për kryetar të AAK-së nëse tërhiqe...
iPhone 17 Pro vjen me një ngjyrë të re
Bajrami mohon bashkëpunimin me LVV-në: As kërkim falja nga t...
Mungesa e gjumit dhe shtimi në peshë
Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe takon Putinin në Moskë
Marrja e vitaminës D përmes ekspozimit të kontrolluar