Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës sot është zhvilluar një aksion në Ministria e Mjedisit, planifikimit Hapësinor në Prishtinë, aksion ky, i cili është bërë pas zhvillimit të hetimeve disamujore.
Sipas njoftimit, gjatë këtij aksioni, hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike nga Policia e Kosovës kanë realizuar arrestimin e Sekretarit të Përgjithshëm i kësaj ministrie, Izedin Bytyqi, kurse i dyshuari tjetër nuk është gjetur në vendbanim e tij,shkruan Arbresh.info.
Në komunikatën për media, Bytyqi dyshohet se ka kryer veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Izedin Bytyqi sillet nga Krimet Ekonomike në zyret e ministrisë, aksioni po vazhdon
“I arrestuari me inicialet I.B. dyshohet se ka kryer veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”, kurse i dyshuari tjetër me inicialet N.H. dyshohet se ka kryer veprat: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “Shpëlarje e parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.”, thuhet në njoftimin e përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.
Tutje thuhet se gjatë bastisjes janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:
Gjithashtu është lëshuar urdhër i përkohshëm ndalimi për 6 banesa, me lokacione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.
“Me aktvendim të Prokurorit nga PSRK-ja, i dyshuari me inicialet I.B. është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të identifikuar çdo person tjetër që mund të jetë i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit