Aksion i Policisë kundër krimeve ekonomike dhe korrupsion në periferi të Prishtinës

20:31 | 20 Tetor 2021

Policia e Kosovës, është duke zhvilluar një aksion në periferi të Prishtinës.

Ky aksion është duke u zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së, Bajram Krasniqi, për arbresh.info.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës. Pas përfundimit të operacionit policor do të njoftoheni me informacione shtesë”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara