Në 24 orët e fundit, Shqipëria këtë të diele ka regjistruar 397 raste të reja dhe 1 viktimë.
Më së shumti të infektuar ka shënuar Tirana me 146 raste, ndjekur nga Durrësi e Vlora me nga 29 dhe Shkodra me 24.
Aktualisht janë 2.810 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 46 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka vdekur një qytetar 54-vjeç nga Tirana.
Janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.673 që nga fillimi i epidemisë.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 135.947 raste pozitive, prej tyre 130.673 janë shëruar, 2.810 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.464 persona.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit