39 aktakuza ndaj 43 personave brenda 24 orëve

10:38 | 12 Maj 2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetenëntë (39) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar dhe është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale, thuhet në komunikatë.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara