Që nga fillimi i vitit si pasojë e gripit në Greqi kanë vdekur 38 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Organizatës Nacionale për Shëndet Publik (EHOD), në shtatë ditët e fundit numri i të vdekurve si pasojë e gripit është rritur nga 17 në 38 persona.
Mjeku specialist nga sëmundjet infektive Elena Maltezos deklaroi se virusi që ka shkaktuar gripin ka qenë ndryshe nga rastet e mëhershme, andaj vaksinat nuk kanë qenë mjaft efikase.
Duke theksuar se në vend ekzistojnë dy lloje të viruseve të gripit, H1N1 dhe H3N2, Maltezos përmendi se kryesisht janë të pranishëm tek fëmijët e moshës 0-14 dhe mbi 60 vjeç.
Duke paralajmëruar se epidemia do të vazhdojë deri në fund të marsit, zyrtarët u bënë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, të marrin masa personale kujdesi dhe në rast të temperaturave të larta të paraqiten në qendrën më të afërt shëndetësore.
Nëpër qytetet ku është i pranishëm numri më i madh i të sëmurëve, pushimi shkollor është vazhduar.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...