Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve R.O, B.B, A.K dhe A.SH.
I akuzuari R.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 13 (trembëdhjetë) viteve për veprën penale në bashkëkryerje vrasje e rëndë.
Të akuzuarit B.B dhe A.K janë shpallur fajtor dhe janë dënuar secili veç e veç me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 11 (njëmbëdhjetë) viteve për veprën penale në bashkëkryerje vrasje e rëndë.
I akuzuari A.SH është liruar nga akuza për veprat penale në bashkëkryerje vrasje e rëndë, pasi që Gjykata nuk ka gjetur prova se i akuzuari A.SH ka kryer këto vepra penale. Të akuzuarit R.O, B.B dhe A.K janë liruar nga akuza për veprën penale Vrasje e rëndë në tentativë nga neni 147 par.4 dhe 9 lidhur me nenin 20 dhe 23 të KPK, pasi që Gjykata nuk ka gjetur prova se të akuzuarit kanë kryer këtë vepër penale. Të akuzuarve R.O, B.B dhe A.K me aktvendim të veçantë ju është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit por jo më gjatë se dënimet e shqiptuara dhe koha e kaluar në paraburgim do t’ju llogaritet në dënimin e shqiptuar. Gjykata ka konstatuar se të akuzuarit me datë 06.08.2012 rreth orës 18:00 në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë në fshatin Babimoc, pas marrëveshjes paraprake, në bashkëkryerje me të pandehurin A.M i cili gjendet në arrati, kanë privuar nga jeta M.R, për motive të ulëta dhe me dashje direkte. Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës
PGMOL shkarkon gjyqtarin David Coote nga detyra pas skandali...
KE: Rritet mbi 100 për qind numri i kërkesave të pabaza për ...
Gëzim Sveçla dërgohet në mbajtje për 48 orë pasi dëmtoi mikr...
Isni Kilaj mbetet në paraburgim, refuzohet oferta për 40 mij...
FIFPro zbulon 11-shen më të mirë të vitit 2024, dominojnë lo...
Kurti priti në takim raportuesin për Kosovën në PE, flasin p...