Aktualisht, 314 pacientë të prekur me covid-19, janë duke u trajtuar në klinikat e QKUK-së dhe në Spitalet Rajonale të vendit raporton arbresh.info.
Nga ana tjetër është bërë e ditur se 13 pacientë të infektuar me koronavirus janë në gjendje kritike.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori actual i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës Valbon Krasniqi gjatë një konference për medie, së bashku me Ministrin e Shnëdetësisë Armend Zemajn dhe drejtorin e IKSHPK-së Naser Ramadani.
“Sot nëpër Klinikat COVID të QKUK-së dhe nëpër Spitalet Rajonale janë 494 raste të konfirmuara ose të dyshuara për COVID-19, prej të cilëve tashmë janë 314 raste të konfirmuara me COVID-19. 177 janë nëpër klinikat në QKUK, kurse 137 të tjerë janë të shtrirë në spitale regjionale, prej numrit total kemi 13 pacient në ventilim mekanik, të intubuar, në gjendje kritike, ndërkaq 23 pacient të tjerë me metodë jo-invazive të ventilimit mekanik”, tha Krasniqi. /arbresh.info/
Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar
Kurti mirëpret në takim Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë s...
Në 18-vjetorin e Pavarësisë, Haxhiu pret në takim nënkryetar...
Refuzohet ankesa e KB Prishtinës, mbetet në fuqi rezultati i...
Osmani: ZPS po tenton të njollosë lirinë dhe Pavarësinë e Ko...
FBK publikon dënimet për incidentin e ndodhur në Gjakovë