Shoferi i autobusit nga Kosova që po kthehej nga Gjermania dhe po kalonte nëpër Kroaci, të cilin e zuri gjumi prapa timonit dhe shkaktoi një aksident ku si pasojë humbën jetën 10 persona, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.
Vendimi i mor nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Qarkut në Slavonski Brod të Kroacisë, Mile Soldo, shkruan mediumi kroat Večernji list, transmeton arbresh.info.
Kujtojmë që shoferi 52-vjeç i autobusit nga Kosova, ishte marrë dje në pyetje nga Prokurori në Sllavonski Brod të Kroacisë, ku ai kishte vendosur të mbrohet në heshtje.
E pas marrjes në pyetje, Franjo Kopuniq ka thënë para mediave kroate se për të është kërkuar t’i shqiptohet masa e paraburgimit.
Sipas dokumenteve të prokurorisë, shoferi në momentin e aksidentit kishte qenë i lodhur dhe i pasigurt që të drejtojë mjetin brenda të cilit ishin dhjetëra pasagjerë kosovarë.
Si rezultat i kësaj, autobusi kishte dalë nga rruga dhe kishte përfunduar në një hapësirë të gjelbëruar, e si pasojë humbën jetën 10 persona përfshirë këtu edhe një shofer tjetër të autobusit.
Dhjetëra tjerë pësuan lëndime e disa prej tyre raportohet se ishin në gjendje të rëndë./arbresh.info/
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...