Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia para mediave ka bërë të ditur sot se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i ka propozuar që të ketë në konsideratë edhe dhënien e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID.
Vitia ka thënë se kanë filluar negocimin me kompanitë prodhuese për sigurimin e 1 milion vaksinave shtesë për këtë gjë për vitin e ardhshëm.
“Do të kemi në konsideratë edhe administrimin e dozës së tretë sipas rekomandimeve të fundit që na kanë ardh nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, kurdo që shihet kjo e domosdoshme, sidomos kjo vlen për grupet më të ndjeshme të popullatës. Grupi negociues në Ministrinë e Shëndetësisë ka filluar negocimin me kompanitë prodhuese për sigurimin edhe të 1 milion vaksinave tjera për këtë gjë për vitin tjetër”, ka thënë ai.
Arbër Hoxha asiston në golin e dytë të Dinamo Zagrebit.
Ivanka Trump viziton Edi Ramën në Kryeministri
Bie orteku mbi Brezovicë, paralajmërohen rreziqe të reja
Ulutash takohet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, flasin ...
“Jo para për kriminelët”, Trump bllokon fondet federale për ...
Bashkimi i fortë për Pejën, e eliminon nga Kupa e Kosovës