Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të sistemit të ngrohjes me gaz në një shtëpi në Lipjan.
Sipas raportit policor, njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente.
“Lipjan 05.09.2023 – 07:40. Raportohet se në rrethana deri më tani të pa njohura në shtëpinë e viktimës në një fshat në Lipjan kishte shpërthyer sistemi me gaz i ngrohjes. Si pasoj e shpërthimit lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat kosovarë (bashkëshort), të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes. Një i dyshuar mashkull kosovar është shoqëruar në polici dhe i njëjti pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Arbrsh.info/
Pas tensioneve, lojtarët madrilen i dalin në krah trajnerit ...
Masakra në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, ...
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet e menjëhershme në Marok
Ylli i Bournemouth në “radarin” e Manchester Uni...
BE-ja diskuton për mbështetjen e Kinës për Rusinë, përfshirë...
Peleshi pret ambasadorët e Vendeve të Ulëta dhe Suedisë