Segmenti i rrugës që lidh ‘Urën e Veternikut’ me hyrjen në Graçanicë, punimet sipas banorëve kanë kohë që po zhvillohen me ritëm jashtëzakonisht të ngadalshëm.
Punimet në këtë pjesë të murit mbrojtës – i cili është paraparë të ndërtohet për të shmangur shembjen e dheut – kanë mbetur përgjysmë.
Dheu ka filluar të rrëshqasë në disa pika.
Sipas banorëve projekti ishte dashur të përfundonte që një vit më parë. Ku sipas tyre arsyet kryesore të zvarritjes është se punëtorët nuk po vijnë me rregull – herë paraqiten në vendpunishte, herë mungojnë me ditë të tëra.
Banorët kërkojnë një qasje më serioze nga kompania e kontraktuar dhe që punimet të përfundojnë sa më parë.
Mediumi Arbresh.info ka kontaktuar kompaninë kontraktuese.
Inxhinieri përgjegjës i kësaj kompanie ka deklaruar se një pjesë e murit mbrojtës nuk është ndërtuar me kërkesë të vetë banorëve, pasi ata planifikojnë që në të ardhmen të ulin nivelin ekzistues të punimit.
Ndërkohë, lidhur me afatin e përfundimit të të gjithë projektit, mediumi nuk ka marrë përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës, pavarësisht kërkesës zyrtare./Arbresh.info/
Mblidhet Kuvendi i Prishtinës për miratimin e buxhetit për v...
Moti i vranët, me reshje të dobëta shiu
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore