E quante vetën “mik të UÇK’së” dhe e donte shumë Kosovën, gazetari amerikan humbi jetën ketë të shtunë duke raportuar nga lufta në Ukrainë.
Amerikani Brent Renaud, fitues i disa çmimeve në gazetari, u vra nga forcat ruse në qytetin ukrainas të Irpin.
E për këtë ka reaguar kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Pacolli shkruan se ai ishte një ‘mik i UÇK’së”, dhe e donte shumë vendin tonë.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Brend Renaud dhe kolegëve të tij. Brent ka punuar në Kosovë dhe ishte i dashuruar me këtë vend. Ai e quajti vetën “mik të UÇK’së” pasi ishte mik i një Kosove të lirë. Prehu në paqe”, shkroi Pacolli në Twitter./arbresh.info/

Venezuela shpall mobilizim masiv, shkak prania e forcave ame...
Qipro goditet nga një tërmet me magnitudë 5.3
Trump `spërkat` presidentin sirian me parfum gjatë vizitës n...
Kurti: Shumë shpejt do të funksionalizohet Depoja Qendrore e...
Mesfushori slloven, Lovric: Tifozët do të jenë forca jonë sh...
Studimi mbresëlënës, si gjumi i thellë rregullon aktivitetin...