Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, ka bërë të ditur se ka nisur restaurimi i Xhamisë së Burojës në Drenicë, e cila është ndërtuar në vitin 1729 dhe konsiderohet një nga më të vjetrat në këtë trevë.
Kjo xhami ka një histori të pasur, pasi ishte vatër e patriotizmit të Mulla Ilaz Brojës, shërbeu si shkollë shqipe dhe më vonë si bazë e UÇK-së, ku ruheshin armë për luftën çlirimtare. Në vitin 1999 ajo u granatua nga forcat serbe, duke u lënë në gjendje të rënduar.
Për restaurimin e saj janë ndarë mbi 400 mijë euro, ndërsa pas përfundimit, objekti do të muzealizohet për t’u shndërruar në një hapësirë ku historia, besimi dhe rezistenca bashkohen për brezat që vijnë.
Një hap i rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të Drenicës.

Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...