“Halilit asnjëherë s’kanë guxu me ja vjedh këpucët në xhami për Bajram”, është një nga “faktet” e shumta për fuqinë e aktorit Halil Budakova në një faqe të fansave të tij në rrjetin social “Facebook”.
Mirëpo dikush i ka shpërfillur “këto fakte”, ose nuk e ka ditur që është vetura e tij, kur ka vendosur t’ia thyejë atë. Mbi dy mijë euro para të thata dhe rreth një mijë euro vlerë telefona e gjësende të tjera i janë vjedhur aktorit nga vetura rreth tre muaj më parë. Automjetin me të cilin kishte shkuar për vizitë e kishte parkuar rreth njëzet metra nga hyrja e Burgut të Dubravës, në një parking joformal.
Budakova është një nga viktimat e vjedhjeve që po ndodhin në afërsi të Burgut të Dubravës. Persona deri tash të pazbuluar janë duke ua thyer veturat vizitorëve të të burgosurve e të paraburgosurve. Deri tash askush nuk është arrestuar.
Viktimat dhe policia dyshojnë se vjedhjet janë duke i kryer personeli i burgut. Këtë e mbështesin në faktin se aty nuk ka shtëpi banimi as banorë pos një kioske dhe gardianëve, shkruan sot gjerësisht Koha Ditore./Express
Sulmi i 7 tetorit në Izrael/ Dorëhiqet kreu i një njësie eli...
PSG refuzon t`ia japë Mbappe 55 milionë euro
Scharping: NATO ndërhyri ushtarakisht për t’i dhënë fund kri...
Pas Bujanocit, Kamberi paralajmëron protestë edhe në Preshev...
Osmani: Kosova nuk harron kurrë ndihmën gjermane të dhënë në...
Kanadaja pezullon lejet për shitjen e armëve në Izrael