Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, këto dy ditët e fundit priti në takim gjashtë nga shtatë kandidatët shqiptarë për deputetë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi, të cilët tashmë kanë publikuar kandidaturat e tyre.
Kryeministri Kurti i falënderoi pjesëmarrësit Shaip Kamberi, Nagip Arifi, Ragmi Mustafa, Shqiprim Jonuzi, Naser Aziri e Armend Aliu për kontributin e tyre të deritanishëm dhe u dëshiroi sukses në zgjedhjet e radhës.
U diskutua gjendja e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, diskriminimi që u bëhet atyre dhe asimetria me Kosovën, ku siç dihet, në Kosovë deputetët e Listës Serbe i bojkotojnë dhjetë ulëset e rezervuara, ndërkaq në Luginë, shqiptarëve iu pasivizohen adresat dhe diskutohet nëse do të mund t’i arrijnë tre deputetë.
Ishte konstatim i përbashkët, që një listë e përbashkët ndihmon shumë drejt përfaqësimit sa më të mirë të shqiptarëve./Arbresh.info/
Konjufca me akuza, thotë se përmes presidentit po tentohet t...
Çitaku, VV-së: Zgjedhja e presidentit s’është hajgare, por o...
47 sportistë të rinj përfitojnë bursën “Shpresa Olimpike 202...
Kurti: Kompromisi në një demokraci duhet të jetë demokratik,...
Kurti: Dështimi për zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin ...
Goditi me grusht kapitenin e ekipit kundërshtar, portieri sp...