Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) me gjashtë vota për, ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
Kërkesa e Kelmendit u aprovua në takimin e jashtëzakonshëm të hënën, me votat e gjashtë anëtarëve, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“I shprehim falënderim për përkushtimin dhe profesionalizmin”, tha kryesuesi Ardian Hajdaraj.
Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.
“Votoj kundër që zoti Qalaj të jetë u.d Kryeprokuror i Shtetit për shkak të kërkesave të mia që i kam bërë në drejtim të zotit Qalaj të mos ishte pjesë e KPK-së derisa të shqyrtohet kërkesa e Kelmendit”, tha Vuniqi.
Më pas, Këshilli caktoi Qalajn si u.d Kryeprokuror i Shtetit dhe ky vendim hyn në fuqi sot.
Paraprakisht, Hajdaraj tha se ftesa për takim i ka shkuar edhe Kelmendit, mirëpo ai e ka njoftuar se gjendet në udhëtim vendit.
Të pranishëm në takim ishin gjashtë anëtarë, kurse tre anëtarë të tjerë kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në takim.
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë