Javën e ardhshme takimi Kosovë-Serbi në Bruksel

21:58 | 15 Tetor 2021

Javën e ardhshme pritet takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.

Ketë e bëri të ditur, Përfaquesja e Britanisë së Bashkuar në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në OKB.

Ajo tha se mirëpresimin përkushtimin për dialog.

“Ne theksojmë përkrahjen e fort të dialogut Kosovë-Serbi. Ne mirë presimin përkushtimin për dialog dhe marrëveshjen e fundit në Bruksel, dialog ky i ndërmjetësuar nga Miroslov Lajçak, po ashtu dhe fillimin e bisedimeve për javën e ardhshme për të gjetur një zgjidhje të duhur. Kosova ka arritur përparimi të madh që nga viti 1999”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se sot gjatë ditës përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Josep Borrell, ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku u ka kërkuar të shkojnë në Bruksel sa më parë për të biseduar për dialogun./arbresh.info/

LEXO EDHE:

Borrell telefonon Kurtin dhe Vuçiqin, u kërkon të shkojnë në Bruksel sa më parë

 

Lajmet më të lexuara