Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime, pasi vetura me të cilin po udhëtonin ka ra në një lum.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në fshatin Gjonaj në Prizren.
“Fsh. Gjonaj, Prizren 25.09.2021-19:50 Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi vetura të cilën po e drejtonte ai, si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës, ka dal nga rruga dhe ka rënë në lum. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe dy meshkuj kosovar ( pasagjer në veturë). Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Promovim i turizmit, Edi Rama ndan pamje nga lumi Vjosa
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë