Policia identifikon dhe shpall në kërkim pesë të dyshuar për kontrabandim

14:31 | 13 Tetor 2021

Policia e Kosovës, ka identifikuar pesë persona të dyshuar për kontrbadmim me mallra të cilët i ka shpallur në kërkim.

Ata kanë kërkuar ndihëm e qytetarëve për identifikimin e tyre.

Nga 5 të kërkuarit katër janë shqiptarë nga Mitrovica dhe një serb nga Zubin Potoku

“Hetimet intensive drejt identifikimit të personave të dyshuar të përfshirë në kontrabandë me mallra, janë realizuar nën autorizimin e prokurorisë kompetente, e që kanë rezultuar deri më tani me identifikimin e (5) personave të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim”, thuhet në komunikatë.

Në aksionin e sotëm Policia ka arrestuar tetë persona për kontrbandim me mallra

Këta janë 5 të kërkuarit:

Policia e Kosovës, fton të gjithë qytetarët që të mos bien pre e asnjë provokimi të mundshëm dhe njëkohësisht kërkon bashkëpunim në ofrimin e informacioneve me qëllim arrestimin e personave të dyshuar dhe sjelljes së tyre pranë organeve të drejtësisë, transmeton Telegrafi.

Numrat kontaktues: 192, 038 550 999 ose pa pagesë në 0800 19999, të gjitha informacionet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara