Një 27-vjeçar është plagosur sot në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.
Policia ka bërë të ditur se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas autoriteteve mjekësore, është jashtë rrezikut për jetë, shkruan Arbresh.info.
“Rreth orës 18:00, është pranuar informata se në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ka ndodhur një rast plagosje nga arma e zjarrit”.
“Sipas informacioneve të para hetimore, viktima-mashkull rreth 27-vjeçar-ka pësuar plagë nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas autoriteteve mjekësore, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë”.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja. Hetuesit policor, nën udhëheqjen e prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, thuhet në njoftim.
Policia gjithashtu bëri të ditur se është në kërkim të personit icili dyshohet se ka shtënë me armë./Arbresh.info/
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...