Nesër rikthehen në sheshin “Zahir Pajaziti” ekipet mobile për vaksinim

15:47 | 27 Tetor 2021 | Ardita Zeka

Ekipet mobile të IKShPK-së ditë më parë ishin vendosur për vaksinimin e qytetarëve në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Interesimi nga qytetarët për tu vaksinuar vetëm se kishte filluar, raporton arbresh.info

Por, sot ekipet mobile nuk kanë qenë në sheshin “Zahir Pajati” në Prishtinë.

arbresh.info ka kontaktuar Ministrinë e Shëndetësisë rreth kësaj çështje.

Zëdhënësi i kësaj ministrie Faik Hoti tha se, ekipet mobile vendosen kohë pas kohe sipas interesimit, por nesër e pasnesër prapë ka ekipe mobile do të jenë në të njëjtin vend në Prishtinë.

“Ato vendosen kohë pas kohe, sipas interesimit. Nesër e pasnesër prapë ka ekipe mobile në të njëjtin vend në Prishtinë. Për ata quhen mobile, sepse lëvizin sipas planit e nevojave në pika të ndryshme”, ka thënë Hoti./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara