Policia e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate se janë ndaluar dy të dyshuar për tentativë të kalimit të kufirit me teste të falsifikuara, transmeton arbresh.info
“Të dyshuarit E.F., (viti i lindjes 2003) dhe A.A (viti i lindjes 2003) kane prezantuar tek autoritetet policore dy dokument, vërtetim të testit RT-PCR Test Sars-CoV-2, të lëshuara nga QKMF ne Gjakovë. Zyrtarët policorë kanë kontaktuar me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF)-Gjakovë, nga ku është konfirmuar se dokumentet e prezantuara nuk janë të evidentuar si dokumente të lëshuara në QKMF -Gjakovë.”, shkruhet në komunikatë.
Ndaj të dyshuarve iniciohet rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘legalizim i përmbajtjes së pa vërtetë’. /arbresh.info/
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”