Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ka reaguar ndaj pretendimeve të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu se vaksinat e ardhura nga Norvegjia janë pa afat.
Në reagimin e MSh-së, thuhet se të gjitha vaksinat që janë duke ju dhënë qytetarëve të Kosovës përfshirë edhe ato nga Norvegjia kanë afat të mjaftueshëm.
Reagimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë i siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se të gjtha vaksinat kundër COVID-19, të cilat janë duke u dhënë në Kosovë, përfshirë edhe ato që janë marrë këtë javë donacion nga nga Mbretëria e Norvegjisë kanë afat të mjaftueshëm përdorimi dhe i kanë kaluar të gjitha procedurat e aprovimit për përdorim të sigurt.
Dezinformatat lidhur me afatin e përdorimit për vaksinat e pranuara nga Mbretëria e Norvegjisë, të bëra nga individë të ndryshëm, përveç që shkaktojnë pasiguri tek qytetarët në këtë kohë kur vaksinimi kundër COVID-19 ka fituar një dinamikë intensive, flasin edhe për mungesen e respektit ndaj donatorit – shtetit të Norvegjisë./arbresh.info/
Lot dhe dhimbje në familjen Ademaj pas vendimit të gjykatës
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë