Merkel: Zemra ime rrahë për këtë rajon

14:54 | 14 Shtator 2021

Angela Merkel ndodhet në Shqipëri ku ka zhvilluar një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Pas këtij takimi kanë mbajtur një Konferencë të përbashkët.

Kancelaria gjermane Angela Merkel, thotë se zemra ime rreh për këtë rajon.

Tutje thotë se, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për të nisur negociatat e anëtarësimit në BE.

“Në kuadër të drekës me të gjithë kryetarët e qeverisë, kam pasur kënaqësinë që prej idesë së vitit 2014 prej inicimit të një procesi, shumëçka ka ndryshuar në këto vende. Kryetarët e qeverive takohen në mënyrë të vazhdueshme. I tëri bashkëpunimi në të gjitha dimensionet është konsoliduar. Kemi folur dhe për projekte të rëndësishme infrastrukturore. Kemi folur për nisjen e punimeve të autostradës së paqes, një temë tjetër që nuk duhet nënvlerësuar ishte që vendet e këtij rajoni do të vendosen dhe para detyrimeve që duhet të përmbushin dhe lidhur me neutralitetin e klimës”.

“Negociatat e anëtarësimit kanë statuse të ndryshme. Ishte një diskutim konstruktiv unë tani do te vijoj bisedat bilaterale me shefat e qeverive të rajonit, me datën 6 tetor do të takohemi serish duke shpresuar që deri atëherë të kemi arritur ndonjë gjë”.

“Kemi shkallë të ndryshme dhe në secilën do të duhej të ishim energjikisht të involvuar dhe nga ana tjetër mund të vijohet bashkëpunimi rajonal. Ishte një diskutim konstruktiv. Tani do të vijoj bisedat bilateral me kryetarët e qeverive me të cilët nuk munda të bisedoj. Fakti që jam e bindur se në këndvështrimin gjeostrategjik, Gjermania ka një interes të vetin në anëtarësimin e këtyre vendeve në BE por është diçka tjetër procesi i bashkëpunimit në nivel rajonal. Shpresoj shumë që të vijoni në këtë drejtim. Zemra ime rreh për këtë rajon edhe pse nuk do të kem mundësinë të vesh këtë detyrë në rajon. Ndoshta do më nxisë dielli të vij më shpesh”, tha ajo./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara