Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, përmes një postimi në Facebook është deklaruar për takimin që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku është diskutuar për situatën ne veri.
Ai ka thënë se nga Kurti janë njoftuar për situatën ne veri si dhe ka kërkuar që të merren masa për zbatimin e ligjshmërisë.
Krasniqi ka thënë se në këtë situatë duhet koordinim me SHBA-në, BE-në dhe KFOR-in.
Postimi i plotë:
Së bashku me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, sot kam takuar kryeministrin Albin Kurti, lidhur me zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit.
Nga kryeministri Kurti u informuam për gjendjen aktuale në veri, si dhe rrjedhën e veprimeve të deritanishme, në zbatimin e vendimit për reciprocitet me targa.
Kërkova nga Kryeministri që të marrë masa për zbatimin e ligjshmërisë, garantimin e sigurisë së Policëve dhe zyrtarëve tjerë të Republikës së Kosovës si dhe të gjithë qytetarëve të komunave veriore pa dallim.
Njëkohësisht, përballë kësaj situate dhe për menaxhimin efikas të saj, kërkova që të ketë koordinim me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në, BE-në dhe KFOR-in.
Zbatimi i ligjshmërisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, është obligim kushtetues. Në ushtrimin e sovranitetit tonë kushtetues, organet e rendit dhe ligjit duhet ta kenë përkrahjen e të gjithëve./arbresh.info/
Qeveria jep detaje nga takimi i Kurtit me Krasniqin dhe Abdixhikun
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë