Një 9 vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Arbër Xhaferi”, ku lëndime kanë pësuar edhe dy persona të tjerë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:25, ku personat e lënduar ishin dërguar për tretman mjekësor.
Por, 19 vjeçarja nuk ka arritur të mbijetojë. Ajo ka vdekur rreth orës 04:20 në emergjencë.
“Rreth orë 04:20, një person femër pasagjere (viti i lindjes 2013) ka ndërruar jetë në emergjencë dhe me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në mjekësi Ligjore për Autopsi”, ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha për arbresh.info.
Po ashtu bëri të ditur se është arrestuar edhe një person i dyshuar i cili është dërguar në mbajtje.
Me këtë rast Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik e në veçanti drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes.
“Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti drejtuesit e automjeteve të jenë më te kujdesshëm gjatë vozitjes. Të respektojnë rregullat dhe shenjat në trafik. Të shmangin vozitjen apo qarkullimin në rrugë kur janë të lodhur apo pa gjumë, si dhe mos të vozisin nën ndikimin e alkoolit.Përdorimi i telefonave mobil gjatë vozitjes vlerësohet të jetë mjaft i rrezikshëm dhe ndalohet rreptësisht përdorimi i tij gjatë drejtimit të automjetit. Humbja e jetëve njerzore mbetet një shqetësim i madh për policinë dhe qytetarët në përgjithësi, prandaj kërkohet kujdes i madh në trafik nga të gjithë për të shmangur rastet e tilla”, tha Hoxha./arbresh.info/
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur
48 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, shqiptohen m...
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...