OVL e UÇK-së ka reaguar pas deklarimeve të zv.kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, se me Serbinë janë dakorduar për hapjen e arkivave të UÇK-së.
Përmes një reagimi në Facebook përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se arkivat e UÇK-së kanë qenë të hapura dhe vazhdojnë të jenë, pasi sipas tij, s’ka çfarë të fshihet.
“Arkivat e UÇK-së kanë qenë të hapura, janë po ashtu të hapura sepse nuk ka çka fshihet në to. Ato janë histori që i duhen shtetit të Kosovës. Ka eksponate të luftës, të dëshmorëve e luftëtarëve në muzeun e Kosovës. Nëse është e vërtetë që zv.Kryeministri i Kosovës paska diskutuar dhe qenka marrë vesh me Serbinë që të ‘hapen’ edhe arkivat e UÇK-së, është njëjtë sikur të pajtohesh se Kosova është Krahinë e Serbisë”, ka thënë Klinaku në Facebook.
Lexo edhe
Bislimi: Në Bruksel pala serbe kërkoi të hapen arkivat e Kosovës
Kjo është domethënia e dizajnit të NEWBORN-it për këtë vit
Nesër pritet normalizimi i furnizimit me ujë në Fushë Kosovë
Ambasada e Francës uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë
Rikthehet Raphinha, formacioni i Barcelonës ndaj Gironas
“Burgoset” NEWBORN-i, monumentit të pavarësisë i...
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...