Fillon takimi Kurti-Zaev në Shkup

10:51 | 16 Shtator 2021

Me nderime shtetërore e më tepih të kuq,  Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është pritur nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, shkruan arbresh.info.

Pas parakalimit, dy kryeministrat janë prezantuar me ministrat e dy shteteve.

Menjëherë pas ceremonisë zyrtare, ka filluar mbledhja e përbashkët e cila do të zgjas deri në ora 12:30.

Ndërkaq në ora 12.30, pritet të filloj ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve/memorandumeve në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Pas mbledhjes në ora 13:30-14:00, Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, do të mbajnë konferencë për media./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara