Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ka bërë edhe një thirrje për presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Sipas saj, Osmanin duhet të deklarohet për zhvillimet e fundit në vend, pasi sipas saj qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë një deklarim nga presidentja.
“Për shkak të pozitës së saj kushtetuese, por edhe si nënë e grua, i bëj thirrje që të deklarohet për zhvillimet e fundit në Kosovë, ashtu siç ka folur edhe për zhvillimet në Ukrainë, e të mos heshtë si tash e një kohë të gjatë. Ka pasur një mori problemesh që i kemi parë, thjeshtë kërkova nga e para e vendit që të deklarohet për gjendjen në të cilën është vendi. Njerëzisht pres që zonja Osmani që të deklarohet për gjendjen e rëndë në të cilën sot ndodhet Kosova. Po flasim për një emergjencë kombëtare dhe qytetarëve iu duhet një deklarim i saj”, tha ajo./arbresh.info/
“S’dua t’i shoh këto gjëra”, Alba e zhgënjyer nga Limi dhe a...
Meriton Korenica fantastik, shënon në derbi ndaj FCSB
Juventus fiton bindshëm në derbi ndaj Napolit
KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përk...
Obama reagon pas vrasjes së Alex Pretti: Është një tragjedi ...
Zjarr i përmasave të mëdha në Orikum