Policia e Kosovës, ka arrestuar 4 shtetas të Rusisë, të cilët nga Serbia kanë hyrë ilegalisht në Kosovë.
Të arrestuarit dy meshkuj dhe dy femra, janë ndaluar rreth orës 11:45 në fshatin Jelakce, Leposaviq.
Komunikata e plotë:
Policia e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore përmes njësive kompetente për menaxhim dhe kontroll efikas të kufirit shtetëror, sot më 15.11.2021, rreth orës 11:45 në fshatin Jelakce, Leposaviq, ka ndaluar një veturë të dyshuar e tipit Opel Astra, me targa të huaja BG ///-nn, në të cilën ndodheshin katër persona, shtetas të huaj (rus), të cilët përmes rrugëve alternative kishin hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës.
Katër (4) personat e ndaluar dy (2) meshkuj dhe dy (2) femra, të gjithë shtetas rusë, janë shoqëruar në Polici dhe ndaj tyre iniciohet rast për “kalim të paautorizuar të kufirit, ose vijës kufitare”.
Lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje 48 orë për procedura të mëtejme./arbresh.info/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...