288 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në Kosovë.
Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, shkruan arbresh.info
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.842 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 288 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Ndërsa numri total i rasteve pozitive është 58.687 raste nga 223.505 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2./arbresh.info/