Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.929 testime për coronavirus, ndërsa 280 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup janë 137, Prilep – 24, Ohër – 18, Manastir dhe Shtip – 15, Kavadar – 13, Gjevgjeli – 10, Resnjë – 9, Kumanova dhe Strumicë – nga 8, Veles – 4, Vallandova dhe Bogdanci – nga 3, Kërçova dhe Demir Hisar – nga 2, Tetova, Gostivari, Koçani, Struga, Negotino, Radovishi, Vinica, Makedonski Brod dhe Dojran – nga 1.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 5 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 17 nëntor, deri 22 dhjetor.
Kurse ISHP ka regjistruar 156 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 223.211, prej të cilëve 210.475 janë shëruar, ndërsa 7.904 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive është 4.832./telegrafi
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...