Është mbajtur sot Akademia Përkujtimore kushtuar 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, në të cilën u vlerësua lart lufta dhe sakrifica e familjes Jashari.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti në fjalën e tij të rastit ka nderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për lirinë e vendit.
Ndër të tjera, Kurti theksoi se duhet të bëhen investime në siguri, sidomos pas luftës që po zhvillohet në Ukrainë ndërsa potencoi se këto investime do të bëhet duke llogaritur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Horizonti i së ardhmes po errësohet nga retë e zeza nga lufta që po ndodh në Ukrainë. Në katër vitet e kaluara në e kemi përmbushur kuotën e NATO-s për investim në ushtri. Përpjekja jonë për sigurinë dhe paqe do të vazhdoj me investim në siguri, duke llogaritur në aleancën me ShBA-në, BE-në, Turqinë e Kanadanë. Kosova mbetet e përkushtuar jo vetëm për të përfituar por edhe për të ndihmuar për paqen në Evropë. Kosova nuk është ajo që veç konsumon nga siguria në Evropë, por që edhe kontribuon për këtë siguri. Kosova mëton të anëtarësohet edhe në BE edhe në NATO”, tha Kurti./Arbresh.info
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...