Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, kryeministri Albin Kurti dhe ministra të kabinetit qeveritarë, kanë bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në 26 vjetorin e rënies së tij, së bashku me Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxhën.
Me këtë rast, kryeminstri Albin Kurti tha se vendosën lule të freskëta tek përmendorja e heroit Zahir Pajaziti pas 26 vjetëve që komandanti Pajziti bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën ranë heroikisht në Pestovë të Vushtrrisë.
“Para 26 vejte komandanti Zahir Pajaziti së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën ranë heroikisht në Pestovë të Vushtrrisë. Ata ishin kushtrimi për luftë çlirimtare dhe pararendës së UÇK-së. Duke kujtuar e përkujtuar komandantin Zahir Pajaziti dhe dëshmorët e tjerë të kombit, ne tregojmë sesa i madh ishte çmimi për lirinë tonë, shtetin tonë e pavarësinë”, tha Kurti./arbresh.info/
Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet për statusin kan...
Liverpooli po shqyrton pesë mundësi për të zëvendësuar Aliss...
Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë...
Vrasja e mafiozit grek, bien në pranga 4 persona, mes tyre 2...
Zgjedhjet e reja, Musliu: Kurti po u hakmerret qytetarëve që...
Të rinjtë shqiptarë po martohen më pak