Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se 25 vjet më parë, UÇPMB-ja nisi përpjekjet e saj për liri, duke u bërë kështu dëshmi e pathyeshmërisë së shqiptarëve për të mbrojtur vendin e tyre.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë janë në të drejtën e tyre, në tokën e stërgjyshërve, teksa shton se kujtimi për të rënët është i përhershëm.
“UÇPMB, që sot njëzetepesë vjet nisi përpjekjen për liri, është dëshmi e pathyeshmërisë së shqiptarëve, për të mbrojtur vendin e qenësinë e tyre. Shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë janë në të drejtën e tyre, në tokën e stërgjyshërve. I përhershëm kujtimi për të rënët”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...