Google ADS

24 orëshi në Gjilan: Substanca narkotike, dhunë në familje e aksident më të lënduar

09:46 | 17 Nëntor 2020
V. S.

Rajoni i Gjilanit nuk ka qenë i qetë në 24 orëshin e kaluar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjetur substanca narkotike në tri lagje të Gjilanit, ka ndodhur një rast i dhunës në familje ku një grua ka mbetur e lënduar. Në Gjilan ka ndodhur edhe një aksident si pasojë një person është lënduar.

Njoftimi i plotë i policisë për rajonin e Gjilanit:

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

· Rr. Esat Berisha, Gjilan 12.11.2020 – 20:00. Gjatë kontrollit te i dyshuari mashkull kosovar është hasur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë 6 gram, një pako rizlla dhe një grinder. Me urdhër të prokurorit kujdestar, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

· Kodra e Dëshmorëve, Gjilan 12.11.2020 – 21:00. Gjatë kontrollit te i dyshuari mashkull kosovar është hasur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshe 1.8 gram, një pako rizlla dhe një grinder. Me urdhër të prokurorit kujdestar, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

· Rr. Thoma Avrami, Prishtinë, 16.11.2020 – 16:00. Me urdhër verbal të Gjyqtarët të Procedurës Paraprake është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 13 (trembëdhjetë) gramëve, dy grindera si dhe gjashtë pako me rizlla. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit , me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE&LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Gjilan 16.11.2020 – 21:20. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar pasi që i njëjti fillimisht kishte shkaktuar probleme në shtëpi, pastaj dyshohet se pas alivanosjes së motrës së tij viktimës femër kosovare e ka sulmuar fizikisht. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit në prezencën e mbrojtësit dhe zyrtarit për punë sociale i dyshuari dërgohet në mbajtje për 24 orë.

RASTET TJERA – NGJARJET

AKSIDENT TRAFKU ME LËNDIME

Rr. E Prishtinës 16.11.2020 – 08:30. Ka ndodhë një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë dy automjete me targa vendore dhe drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar njëri prej drejtueseve te automjetit dhe pas tretmanit mjekësor është liruar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme