Zyberaj: Vjosa është në gjendje të ecë mbi trupat e vdekur për të përmbushur egon e saj personale

12:57 | 12 Dhjetor 2020

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj ka deklaruar se Vjosa Osmani është në gjendje të ec mbi trupat e vdekur për të përmbushur egon e saj personale.

Zyberaj po thotë se Osmani erdhi në zyrën e presidentit hyri si partizanët kur mbaroi lufta e dytë botërore, sipas tij ajo ka vetëm urrejtje dhe inati dhe nuk ka trashëgimi politike.

Ai po thotë se Osmani po shkel kushtetutën që po bën thirrje për unitet duke injoruar flamurin e UÇK-së në zyrën e Presidentit dhe duke mbajtur vetëm Vulën e Presidentit Rugova.

Postimi i plotë nga Zyberaj:

Mënyra se si U.D. Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu e ka trajtuar çështjen e angazhimit të Ambasadorit William Walker me Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës tregon shumë për karakterin e saj politik dhe moral.

Një politikane që nuk ka asnjë përmbajtje, asnjë trashëgimi politike, vetëm urrejtje dhe inat, është në gjendje të ecë mbi trupat e vdekur vetëm për të përmbushur egon e saj personale.

Dikush që u ngrit vetëm duke sharë, nuk është kurrë në gjendje të ndërtojë një personalitet politik që është modern dhe konsensual. Ajo nuk mundet, urrejtja e saj nuk e lë ta bëjë.

Ajo hyri në zyrën e Presidentit të Kosovës si partizanët kur mbaroi lufta e dytë botërore. Duke shkatërruar gjithçka që ka lidhje me ata 5 president që ishin aty para saj.
Pesha e saj politike është e vogël dhe fyese për zyrën që po mban të zënë sot.

Për shkak të kësaj ajo anulon kontratën me Ambasadorin Walker, gënjen, kërcënon mediat dhe pastaj bën një hap prapa kur kupton se urrejtja që ajo ka nuk ndahet nga qytetarët e Kosovës. Urrejtja e bën atë të verbër, por jo qytetarët e Kosovës.

Ata ia vizatuan asaj një vijë të kuqe.

Ajo duhet të marrë një mësim nga U.D. Presidentit Jakup Krasniqi i cili në mënyrë të pjekur dhe institucionale ushtroi detyrën e përkohshme të Presidentit.
Ai nuk vuri personalitetin e tij në shkelje të ndonjë ligji si me një logo si vula zyrtare e Presidentit.

Kush vendosi që kjo do të jetë vula e Presidentit, a është e shkruar në kushtetutë, në ligjin e Presidentit apo vendosur në ndonjë konkurs zyrtar pas shpalljes së pavarësisë.

Ajo duhet të ndalojë së bëri shaka nga Zyra e Presidentit.

Nëse ajo vendos në Zyrën e Presidentit Vulën e Presidentit Rugova, e cila me gjithë respektin historik, nuk është vula zyrtare e Presidentit të Kosovës, pse po ashtu nuk po e vë flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nëse nuk ka rregulla për t’u respektuar, ajo duhet të përfaqësojë unitetin e qytetarëve të Kosovës duke pasur flamurin e UÇK-së dhe vulën e Presidentit Rugova në zyre.

Ajo po shkel kushtetutën që bën thirrje për unitet duke injoruar flamurin e UÇK-së në zyrën e Presidentit dhe duke mbajtur vetëm Vulën e Presidentit Rugova.

Por me flamurin e UÇK-së ajo nuk ndihet rehat.

Pse ajo duhet ta thotë vetë, por me urrejtje, inat, teater të ulët, ajo nuk mund të përfaqësojë qytetarët e Kosovës.
Ne nuk e meritojmë një Presidente U.D. që është shkëputur nga Kosova.
Koha për të zgjedhur një President dhe për të përfunduar internshipin e Vjosa Osmani-Sadriut në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Lajmet më të lexuara