Në përvjetorin e 35-të të vizitës historike të senatorit amerikan Bob Dole në Kosovë, rruga që tashmë mban emrin e patriotit Xhim Xhema po shndërrohet në simbol të përkushtimit institucional dhe se është në përfundim e sipër të asfaltimit.
Sokol Havolli, drejtor i investimeve kapitale në Komunën e Prishtinës, përmes një postimi në Facebook, theksoi se nuk kanë se si ta nderojnë më mirë patriotin Xhim Xhema se sa me punë të pandalshme e të palodhshme për kryeqytetin, përfshirë edhe rrugën që tashmë bartë emrin e tij.
“Rruga A, rruga Xhim Xhema”. Në 35 vjetorin e vizitës së senatorëve amerikanë në Kosovë, prirë nga senatori Bob Dole, nuk kemi se si ta nderojmë më mirë patriotin Xhim Xhema sesa me punë të pandalshme e të palodhshme për kryeqytetin, përfshirë edhe rrugën që tashmë bartë emrin e tij! E rendin e nderin për ngjarje historike të Kosovës e bënë më së miri Perparim Rama”, ka shkruar havolli në Facebook.
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...