Një qytetar nga Prizreni, me inicialet A.P., ka gjetur një kuletë me shumë prej 525 euro, 6100 Lekë Shqiptar para metalike prej 1 dollari Amerikan si dhe dokumente personale, letërnjoftimin dhe patentë shoferin.
Ai, menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në Stacionin Policor në Prizren.
Sipas njoftimit të policisë në Facebook, personit që i kishte humbur kuleta ishte A.D, nga Republika Shqipërisë.
Pranim – dorëzimi i kuletës mes palëve është bërë në Stacionin Policor në Prizren.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin A.P., për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura në Stacionin e Policisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës
Supremja rrëzon dispozita të Udhëzimit për TVSH
Merr flakë një veturë afër daljes së Lipjanit
Hamza i çon letër Osmanit: Emëroni anëtarin e dytë të PDK-së...
Altin Krasniqi bashkë me dy fëmijët e tij, feston ditëlindje...
“Taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në Prishtinë”,...