Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj H.S., i cili dyshohet për përfshirje në veprën penale të spiunazhit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, e cila bëri të ditur se arrestimi i të dyshuarit është rezultat i hetimeve disamujore dhe i zbatimit të masave të veçanta hetimore.
Sipas njoftimit nga Prokuroria, arrestimi u realizua pas disa muajsh hetime të thelluara dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës – konkretisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda – si dhe me asistencën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Në kuadër të këtij operacioni, janë bastisur dy lokacione të ndryshme në territorin e Kosovës, me urdhër të gjykatës kompetente.
Gjatë bastisjeve, janë sekuestruar prova materiale, përfshirë pajisje elektronike dhe disa telefona, që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale.
‘Prokurori i shtetit nga PSRK-ja, ndaj të dyshuarit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtit do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...