Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar SHBA-të , me rastin e 4 korrikut ditës së pavarësisë së tyre.
Në një postim në facebook, Pacolli ka thënë se si 4 Korriku, 1776, po ashtu dhe 17 Shkurti, 2008, për ne, janë vazhdimësi e historisë së re të njerëzimit.
Postimi i plotë:
“4 Korriku, i vitit 1776, njëherësh Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shënon një ditë monumentale për SHBA-të, si dhe një ditë kthese në historinë e re të njerëzimit. Kjo datë është e rëndësishme për secilin komb dhe për secilin vend liridashës.
Kjo datë simbolizon triumfin e lirisë, festën e diversitetit dhe harmonisë mes njerëzve, është datë kur njeriu dhe kombi i lirë bëhet zot i vetvetes. 4 Korriku, 1776, lartëson postulatet fondamentale të humanizmit, lartëson lirinë dhe pavarësinë e një kombi, si e drejtë burimore dhe e përjetshme.
Republika e Kosovës si vend i ri, është pasqyrim i vlerave të përbashkëta me ato të kombit amerikan, dhe mu për këtë, qytetarët e Republikës së Kosovës admirojnë pafundësisht modelin qeverisës amerikan. Kjo bënë që partneriteti ynë me SHBA-të, të jetë partneritet i përjetshëm unik, burimor.
Si qytetarë të Republikës së Kosovës, të një vendit të ri, të një bote të lirë, ne lartësojmë ditët e vendit nga i cili shumë kombe dhe qytetarë nga të katër anët e globit patën rastin të mbështeten, të përkrahen, ta marrin si model.
4 Korriku, 1776, dhe 17 Shkurti, 2008, për ne, janë vazhdimësi e historisë së re të njerëzimit!
Andej dhe këtej oqeanit, ne festojmë bashkë, përjetësisht! Urime qytetarëve të SHBA-ve!”/arbresh.info/
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...