Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë.
Ajo tha se është një ditë që kujtojmë sakrificën shekullore që e ka bërë rrugëtimin
“Urime 17 vjetori i pavarësisë. Është një ditë kur kujtojmë sakrificën shekullore qe e ka bërë populli ynë në mënyrë që ta gëzojmë këtë ditë. Është një ditë kur i festojmë sukseset që i ka arritur Republika jonë, duke forcuar sovranitetin, duke forcuar shtetësinë e subjektivitetin ndërkombëtare. Por është po ashtu një ditë kur iu themi faleminderit nga zemra, një falënderim të përhershëm, për të gjithë ata që sakrifikuan dhe dhanë gjithçka që ne sot ta festojmë këtë ditë, duke filluar nga arkitekti i pavarësisë, presidenti historia Rugova dhe komandanti legjendar Adem Jashari që udhëhoqi UCK-në. Do të ecim përpara sepse nuk ka asgjë që mund ta ndalë Republikën tonë”, tha Osmani.
Zelensky: Mundësia për ndryshim në Iran duhet të shfrytëzohe...
Pas Haxhiut, Peleshi takohet me Osmanin
Të paktën 555 të vrarë në Iran nga sulmet SHBA-Izrael
Sekuestrohen 5 armë dhe municion në Pejë, policia nis raste ...
Gjykata e Strasburgut regjistron për herë të parë padinë kun...
Vdes një person në një pompë të derivateve në Pejë