Këto ditë Kosova dhe veçmas qyteti i Prishtinës po përballet me nivele të larta të ndotjes së ajrit. Ndotja e ajrit konsiderohet një rrezik për shëndetin e njeriut, e sidomos për grupet e ndjeshme dhe me sëmundje të rrugëve dhe organeve të frymëmarrjes.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), efektet shëndetësore afatshkurtra të ndotjes së ajrit në shëndet, janë sëmundjet, shtrimet në spital, komplikimet shëndetësore dhe vdekjet.
“Efektet shëndetësore afatgjata: sëmundshmëria, kanceri i mushkërive, sëmundjet kardiovaskulare dhe pulmonare. Shkaqet kryesore të vdekjeve dhe sëmundjeve që lidhen me ndotjen e ajrit janë: sëmundjet ishemike të zemrës, goditja në tru, sëmundjet e frymëmarrjes, sëmundjet pulmonare obstruktive kronike, bronhiti, emfizema, irritimi i syve dhe sistemit të frymëmarrjes, veçanërisht sulmet e astmës dhe kanceri i mushkërive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK.
Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se të dhënat e OBSh-së tregojnë se ndotja e ajrit shkakton pothuajse 500.000 vdekje të parakohshme çdo vit në botë. Përafërsisht 290.000 nga këto vdekje ndodhin në vendet me të ardhura të larta, ndërsa 190.000 vdekje ndodhin në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta.
9 nga 19 njerëz thithin ajër që tejkalon kufijtë e udhëzuesit të OBSH-së lidhur me nivelet e larta të ndotësve.
Ditët e ftohta dhe rëniet e temperaturave mund ta vështirësojnë më shumë situatën si pasojë e ngrohjes me lëndë të ndryshme djegëse të dëmshme dhe jo-kualitative që po përdorin qytetarët, trafiku dhe industria.
Prandaj, ndiqni rekomandimet e IKSHPK-së për reduktimin e rrezikut, kur ajri ka vlera të larta të ndotjes./Arbresh.info/
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi