Molliqaj i entuziazmuar pas vendimit të Ministrit Bedri Hamza

15:44 | 20 Qershor 2018

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj i është gëzuar vendimit të fundit të ministrit të PDK-së, Bedri Hamza rreth zvogëlimit të mëditjeve.

Në një postim ne facebook, Molliqaj ka shkruar se do  t’i analizojë në hollësi këto shuma në mënyrë që të sigurohemi që është në përputhje me standardët e jetesës në vendet përkatëse .

Postimi i plotë:

“Dje, në emër të PSD-së, propozova një interpelancë për ndërrimin e sistemit të meditjeve dhe shpenzimeve për udhëtimet zyrtare, ndërsa sot, ministri i financave paska marrë vendim për nivelizimin e këtyre tarifava.

Ky vendim kaq i vonuar ka mundur të realizohet shumë vite më herët e jo vetëm një ditë pas iniciativës sonë.

Sidoqoftë, ne do të vazhdojmë të ndërmarrim iniciativa të ngjashme në mënyrë që paratë e taksapaguesve të mos keqpërdoren për luksin e pushtetarëve por të përdoren aty ku duhet për t’ua përmirësuar mirëqenien qytetarëve të Kosovës

Pas publikimit të këtij vendimi, ne do t’i analizojmë në hollësi këto shuma në mënyrë që të sigurohemi që është në përputhje me standartet e jetesës në vendet përkatëse”./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara